E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanada, akuza inxhinierit për aksidentin

Drejtuesi i operatorit të trenave ka akuzuar një inxhinier lokal për daljen e trenit nga shinat dhe shpërthimin më pas në Lac-Megantic të Quebec-ut, duke lënë të vrarë të paktën 20 persona.

Kreu i Rail World, Edward Burkhardt, tha se dyshon që inxhinieri nuk kishte vendosur setin e fundit të frenave të dorës, pavarësisht protestave të këtij të fundit. Rezidentët e vunë në pozita të vështira, me pyetje, Burkhardt-in, teksa ky i fundit vizitoi qytetin, ku ndodhi aksidenti.

Të paktën 30 të tjerë janë të zhdukur, që prej fatkeqësisë së të shtunës, e me shumë mundësi shumica e tyre janë të vdekur, bën të ditur policia. Të paktën 30 ndërtesa u rrafshuan nga flakët e shumta të shpërthimit.

Pas vizitës së parë të tij, të mërkurën, në Lac-Megantic, Burkhardt tha se një inxhinier, i cili kishte për detyrë të ngiste trenin, është pezulluar pa të drejtë pagese.

Më herët, gjatë së mërkurës, kryeministrja e Quebec-ut, Pauline Marois, tha se përgjigja e kompanisë ndaj aksidentit ishte disi e munguar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›