Kanada, një vajzë 6 vjeçe vdes nga virusi H1N1
Monreal - Një vajzë e vogël 6 vjeçe është viktima e radhës nga virusi H1N1 në Kanada. Ky rast dhe dy vdekje të tjera në Kebek, e çojnë në 16 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga gripi i derrave në Kanada.
Virusi i gripit të derrave duket se ka ndihmuar në vdekjen e vajzës së vogël, por roli i tij i saktë është bërë objekt i hetimeve, njoftoi Dr. Arlene King, zyrtare e shërbimeve të shëndetësisë së provincës së Ontarios gjatë një konference shtypi.
Vajza e vogël, e cila nuk ishte shtruar në spital, vdiq më 15 qershor. Analizat laboratorike treguan disa ditë më vonë se ajo ishte bartëse e virusit A (H1N1). Autoritetet shëndetësore federale njoftuan gjithashtu dy raste të reja të vdekjeve në Kebek, provinca ku janë regjistruar nëntë nga 16 vdekjet lidhur me virusin në Kanada.
Vendi numëron tashmë 6 457 raste të infektuara me virusin e gripit të derrave, njoftoi agjencia e shëndetit publik.