E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta miting në Elbasan

Elbasan -Qindra qytetarë të Elbasanit, kanë pritur kreun e LSI-së, Ilir Meta, i cili ka prezantuar Planin për Veprim, që sipas tij, do të nxjerrë Shqipërinë nga kriza për ta futur në rrugën e zhvillimit dhe integrimit. Meta u shpreh i bindur në fitoren e LSI në qytetin dhe në qarkun e e Elbasanit.

“LSI është e vetmja parti në këto zgjedhje që vjen para Elbasanit dhe gjithë shqiptarëve me një Plan për Veprim për të zgjidhur në radhë të parë problemin e punësimit dhe me një plan të qartë për të ulur koston e jetesës”-u shpreh Meta.

Më pas Lideri i LSI, tha se “ne do ta bëjmë Elbasanin një qytet model të punësimit për zhvillimin e biznesit fason dhe zhvillimin e turizmit, kulturës, pasi Elbasani ka qenë gjithnjë një nga qendrat më të fuqishme të kulturës dhe të arsimit tonë kombëtar.

Më pas Meta theksoi se “të gjitha votat duhet të jenë për LSI, të gjitha votat duhet të jenë për projektin e Ilir Metës, për të integruar të majtët dhe të gjithë progresistët e Shqipërisë, të gjitha votat për programin tonë për punësim. Jam i bindur se me 28 Qershor Elbasani do të jetë gati për të filluar një periudhë të re, atë të daljes një herë e mirë nga varfëria atë të punësimit, sjelljes dhe vendosjes së standarteve evropiane në Elbasan, Librazhd, Gramsh e Peqin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›