Rama: Do shuajmë etjen
Tiranë -“Arsyeja pse unë kam vendosur që të jem në këtë garë dhe që të kandidoj për të qënë Kryeministri i Shqipërisë, duhet ta besoni, lidhet në mënyrë shumë të drejtëpërdrejtë edhe me të gjitha ato pamundësi, që unë kam konstatuar ndër vite si Kryetar i Bashkisë së Tiranës në nivelin lokal, duke kuptuar që shumë nga ato probleme, që janë në dukje lokale, në fakt janë probleme që kanë të bëjnë me politikën kombëtare”-tha kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë një takimi me banorët tek Kodra e Priftit në Tiranë.
Gjatë takimeve, Rama ka premtuar se procesi i legalizimeve do të përfundojë brenda mandatit të parë qeverisës, ndërsa ka shtuar se do t’i jepet fund etjes së Tiranës. “E treta do të bëjmë për Tiranën aq sa nuk kemi bërë në këto 8 vite, që në fakt kanë qenë 8 vite të një pune model dhe të një transformimi që e ia ka zili e gjithë Shqipëria. Do ta spostojmë modelin e Tiranës në të gjithë Shqipërinë dhe për Tiranën do të bëjmë shumë më tepër.”-tha shefi i opozitës.