E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanada, pitoni mbyt në gjumë dy vëllezër 5 dhe 7 vjeç

KANADA- Dy vëllezër të vegjël të moshës 5 dhe 7 vjeç kanë gjetur vdekjen teksa ishin në gjumë si pasojë e shtrëngimit të një gjarpëri piton rreth pesë metra të gjatë i cili kishte shpëtuar nga një dyqan kafshësh në qytezën, New Brunswick të Kanadasë.

Dyqani ndodhej poshtë apartamentit ku po qëndronin dy fëmijët Connor dhe Noah Barth. Duket se gjarpëri kishte rënë nga tavani duke sulmuar për vdekje dy fëmijet. Dyqani i kafshëve kishte një sërë speciesh ekzotike mes të cilëve edhe krokodilë, merimanga vdekjeprurëse dhe gjarpërinj të shumëllojshem.

Kishte qenë vetë pronari i dyqanit që kishte gjetur trupat e pajetë të fëmijeve teksa po kërkonte pitonin e humbur. Kjo ngjarje ka tronditur të gjithë komunitetin ku ndodhi ngjarja e rëndë ndërsa policia ka nisur hetimet.

(d.b/E.Kacorri/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›