E Diel, 1 Nëntor 2026

Kate Middleton, nëna me stilin më frymëzues

ANGLI- Dukesha e Kembrixhit Catherine Middleton, është shpallur si ikona e nënës me stilin më frymëzuese, duke lënë pas Angelina Jolie dhe Kim Kardashian. 

Pavarësisht se Catherine u bë nënë vetëm dy javë më parë, stili i saj tashmë është zgjedhur më i miri unanimisht. 31 vjeçarja doli e para në një sondazh të realizuar nga faqja web “Fashion Perks”. 

Catherine dhe bashkëshorti i saj Princi William mahnitën botën me veshjet e tyre me ngjyrën e lehtë blu kur prezantuan për herë të parë djalin e tyre më 23 të muajit të kaluar. 

Veshja e Kate për paraqitjen e saj të parë publike si nënë ishte krijuar nga disenjatorja britanike Jenny Packham.
“Është e mahnitshme se sa me dashuri e mbanë në zemër publiku britanik Dukeshën e Kembrixhit. Ajo është bërë nënë për pak javë, dhe njerëzit mezi e kanë parë një paraqitje të saj që pas lindjes së fëmijës, por njerëzit ende bazohen në shembullin e saj si frymëzim”, ka thënë Max Bramwell, një zëdhënës i faqes që ka zhvilluar sondazhin.
(m.a/kp/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›