Kanada, sot hapet sipari i Samitit të G-20
Sot Kanadaja përgatitet që të mirëpresë Samitin e G-20 i cili do të mbahet deri në 27 qershor. Sipas njoftimeve në këtë samit do të diskutohet gjërësisht për masat e rimëkëmbjes ekonomike të krizës që përfshiu financat e mbarë globit gjatë vitit të kaluar. Liderët e 20 shteteve më të fuqishme të globit gjatë bisedimeve të tyre do të paraqesin drafte konkrete që një krizë e përmasave të tilla si ajo e vitit të kaluar, të mos përsëritet në vitet e ardshme. Samiti i fundit i G-20 u mbajt në Pittsburgh të SHBA-së.
Sipas Richard Parker, profesor në Universitetin e Harvardit mund të duket e vështirë që të egzistojë një unitet në mes të liderëve të G-20-ës. Ndërsa Timothy Geithner, sekretari i thesarit amerikan i bën thirrje krerëve të G-20-ës që të mos shpejtohen që të ndërmarrin nisma ekonomike kufizuese të cilat e ndalojnë hapin e progresit ekonomik të muajve të fundit. Një nga pikat më të nxehta të diskutimit në këtë samit do të jetë gjithashtu edhe administrimi i krizës së rëndë ekonomike në të cilën ndodhet shteti grek. Sipas Clyde Prestoëitz, kreut të Insitutit të Strategjive ekonomike, kriza në shtetin helen është ende realitet i mirëqenë dhe i pakontestueshëm. Një vend të rëndësishëm në diskutimet e këtij samiti do të kenë edhe shtetet e Koresë së Jugut, Brazilit dhe Kinës. Të treja shtetet këto vitet e fundit kanë kryer një hap cilësor në zhvillimin ekonomik.