E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu-Gruevski, negociata të reja për çështjen e emrit


Kryeministri grek Jorgos Papandreu ka hedhur hapa konkretë përsa i përket një prej çështjeve më të nxehta në rajonin e Ballkanit, siç është çështja e emrit të Maqedonisë.
"Së bashku me kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevski filluam përpjekje të reja për ta zgjidhur çështjen e rëndësishme të emrit, kuptohet nën patronazhin e OKB-së," deklaroi ditën e mërkurë kryeministri grek, Jorgos Papandreu.
''Jemi të gatshëm që në një afat sa më të shkurtër të gjejmë zgjidhjen e nevojshme dhe të pranueshme bashkarisht. Gjetja e zgjidhjes nuk nevojitet vetëm për shkak të marrëdhënieve dypalëshe, por edhe që t'i dërgohet një sinjal i fuqishëm gjithë rajonit'', shtoi kryeministri grek. Deklaratat e mësipërme, Papandreu i dha për mediat gjatë fjalimit në Samitin e Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, i cili po mbahet në Stamboll. Papandreu theksoi se qëllimi dhe vizioni i tyre është që të gjitha vendet ballkanike t'i bashkangjiten familjes europiane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›