Vrasja e këngëtarit, protesta të dhunshme në Athinë- VIDEO

Incidente të rënda janë shënuar pasditen e sotme gjatë protestave të zhvilluara për vrasjen e muzikantit 34 vjeçar mbrëmë në mesnatë.
Mëse 10 000 persona dolën në rrugët e Ahtinës, pranë vendit ku u vra këngëtari dhe sulmuan edhe stacionin e policisë në Kerasini. Protestuesit kanë hedhur drejt policëve kokteile “Molotov” ndërsa këta të fundit kanë përdorur kimikate dhe gaz lotsjellës.
Protestuesit kanë qëlluar me gurë e shishe edhe kreun e partisë “Grekët e pavarur” Panos Kamenos, duke iu shkaktuar plagë në trup e fytyrë.
Njëra nga rrugët duket si fushë beteje ku protestuesit kanë ndërtuar barrikada, iu vunë zjarrin kazanëve të plehrave dhe hedhin vazhdimisht gurë në drejtim të policisë.
Duket se vrasja ka motive të qarta politike, pasi 34 vjeçari i vrarë mbrëmë njihej si veprimtar i majtë, antifashist dhe antiracist edhe nëpërmjet krijimeve të tij.
Policia greke arrestoi të akuzuar për krimin një 45 vjeçar, i cili ka pohuar se është anëtar i "Agimit të Artë", ndërkohë që më herët në një njoftim zyrtar, partia neonaziste mohoi të ketë lidhje me ngjarjen.
Krimi ndodhi mbrëmë teksa reperi grek doli me të fejuarën dhe miqtë e tij nga një klub dhe është përplasur me një grup njerëzish të veshur me të zeza. Kur 34 vjeçari është larguar, njëri prej tyre e ka ndjekur dhe e ka qëlluar me thikë duke i shkaktuar vdekjen.
Qeveria, partitë e majta, PASOK, SYRIZA, DIMAR dhe sindikatat dënojnë ngjarjen dhe kanë kërkuar dënimin e autorëve të saj duke kërkuar qetësi dhe vetëpërmbajtje.
Media ndërkombëtare i bën jehonë vrasjes së muzikantit grek
BBC: Neonazistët akuzohen për vdekjen e Pavlo Fissas
Fox News: Policia greke heton Agimin e Artë pas sulmit vdekjeprurës
Reuters: Policia greke kontrolle në zyrat e Agimit të Artë pas vdekjes së një njeriu
Sky News: Greva antifashiste në Greqi për muzikantin e vrarë. Arrestohet neonazisti për vrasjen e artistit hip hop
Guardian: Anëtari i Agimit të Artë është arrestuar për vrasjen e këngëtarit. Bastisje e policisë në zyrat e partisë të ekstremit të djathtë
WSJ: Qeveria greke, lëvizje për zbutjen e dhunës pas vrasjes së antifashistit
Liberation: Aktivisti i majtë u godit nga një njeri i Agimit të Artë
(Balkanweb) Lidhje te tjera VIDEO: Vrasja e këngëtarit, protesta të dhunshme në Athinë