E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanadaja ratifikon protokollin: Shqipëria në NATO

Kanadaja është vendi i 18-të që ratifikon protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtme i Kanadasë Laërence Cannon gjat ënjë takimi që ky i fundit zhvilloi dje me ministrin shqiptar Lulëzim Basha . 

TIRANE-Kanadaja ratifikon Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO duke u bërë shteti i 18- të anëtar i aleancës së veriut i cili ratifikon protokollin e aderimit të Shqipërisë. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp Ministria e Jashtme shqiptare njoftoi sot ky vendim u bë i ditur dje gjatë një ceremonie të organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Kanadasë Z. Laërence Cannon.

Në fjalën e tij, ministri kanadez u shpreh se Kanadaja ka qenë një mbështetëse e fortë e aspiratave të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO dhe ratifikimi i këtyre protokolleve është shprehja më e qartë e kësaj mbështetje.

“Vendet anëtare të NATO-s kanë shprehur në Ministerialin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s të mbajtur në data 2-3 dhjetor 2008 në Bruksel, vullnetin e tyre për të përfunduar sa më shpejtë ratifikimin e protokolleve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë, me qëllim që këto dy vende të anëtarësohen para Samitit të Strasburg – Kehlit që do të mbahet në prill 2009”- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë sot nga Ministria e Jashtme shqiptare. Kjo do të mundësonte pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë Samit si anëtare me të drejta të plota.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›