Banda e Durrësit, shtyhet sërish seanca gjyqësore
Sërish shkak për këtë shtyrje të gjyqit është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës ndërsa prokurorët kanë akuzuar avokatët se kjo është një zvarritje e qëllimshme që i bëhet gjyqit. seanca e shtyre sot eshte e 387-ta
TIRANE-Shtyhet për të 387 here te Gjykatën e Krimeve të Rënda gjyqi në ngarkim të Bandës së Durrësit. Sërish shkak për këtë shtyrje të gjyqit është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës ndërsa prokurorët kanë akuzuar avokatët se kjo është një zvarritje e qëllimshme që i bëhet gjyqit . Nga 54 seancat ne ngarkim të Bandes së Durrësit mbi 70 per qind e tyre jane shtyrë. Dhe pse gjykata ka vendosur zevendësimin e avokatëve mbrojtës me avokatë të emëruar prej saj, sërish edhe kjo duket se nuk ka qënë një zgjidhje për problemin tashme gangrene te gjykimit te ceshtjeve te cilat duket se mbeten peng i avokateve mbrojtes. Seanca e radhës për bandën famëkeqe është caktuar të zhvillohet më datë 22 janar.Banda dyshohet si autore e nje seri vrasjesh të ndodhura në Durrës e Tirane, nga viti 1998 e ne vazhdim si dhe trafikim lendesh narkotike.
(d.b/BalkanWeb)