E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i dosjeve, reagon SHBA

Ambasada amerikane ka reaguar sot pas hyrjes ne fuqi te ligjit te dosjeve duke thene se po ndjekim procesin.

I pyetur per kete ligj, zedhenesi i ambasades amerikane deklaroi per Top Channel se ligji Lustracionit eshte pjese e procesit legjislativ shqiptar.

"Ne jemi duke ndjekur nga afer kete ceshtje dhe nuk kemi koment tjeter ne kete kohe", tha zedhenesi.

Nderkohe presidenti Bamir Topi dekretoi ligjin per Prokurorine ligj i miratuar pak dite me pare nga Kuvendi. Drafti i pare ndeshi ne verejtjet e Prokurorise se Pergjithshme dhe opozites dhe ne nje rishikim te dyte u be e mundur arritja e konsensusit mes mazhorances dhe Partise Socialiste.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›