Kanalis: Më mirë nudo, sesa me peliçe
Më mirë nudo sesa e veshur me peliçe. Kjo ka qënë motoja e artistes Elisabeta Kanalis, e cila gjithmonë ashtu sikurse dhe si shumë modele të tjera, kanë qënë në mbrojtje të kafshëve, duke e demostruar këtë akt dhe me vepra.
Kanalis prej shumë kohësh ka qënë aktive e fushatave për mbrojtjen e kafshëve dhe kundër përdorimit të gëzofit të tyre.
Organizata “Peta”, e njohur për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, ka zgjedhur zakonisht menyra të reja për të promovuar idetë e saj kundër mishit dhe gëzofit.
Një ndër to është dhe fotoja nudo e Kanalis.