E Diel, 1 Nëntor 2026

E shëmtuara Theron, tallej nga shokët e klasës

Charlize Theron njihet në të gjithë botën për sharmin dhe talentin e saj në skenë por në një intervistë për People aktorja e njohur e Hollivudit ka rrëfyer se në moshën e adoleshencës ishte objekt talljesh nga shokët dhe shoqet e klasës.

E pabesueshme për njerëzit që e njohin sot, por e vërtet. Mbaja syze shumë të mëdha dhe djemtë nuk tërhiqeshin prej meje. Nuk kam pasur të dashur në shkollë, tregon Theron.

36-vjeçarja thekson se ndihej shumë keq deri sa në moshën 16-vjeçare fitoi një konkurs modelesh, nënshkroi një kontratë dhe udhëtoi në Milano.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›