Të djathtët harrojnë Shkodrën
Aktivitetet me rastin e festave të nëntorit kanë ndryshuar nga vitet e tjera në qytetin e Shkodrës. Pas ngritjes së flamurit në sheshin para bashkisë, në programin e saj për këtë vit janë përfshirë dhe parakalimin e okestrlës frymore në rrugët e qytetit, hapjen në hollin e teatrit Migjenit të ekspozitës Rilindja e kulturës qytetare shkodrane në fillimin e shek XX-të nga Muzeu Historik i qytetit, ekspozitën Salloni i Vjeshtës në galerinë e arteve si dhe koncertin festiv me muzikë e fishekzjarrë në sheshin Nënë Tereza.
Ndryshe nga vitet e tjera nuk janë vendosur kurora e bërë homazhe në disa simbole të qytetit si monumenti i Luigj Gurakuqit i vendosur në sheshin me të njëjtin emër, tek memoriali i dëshmorëve të 2 prillit, tek varrezat e dëshmorëve apo dhe ato të Rrmajit ku janë pushkatuar mjaft antikomunistë.
Në aktivitetet e ditës së flamurit kanë munguar përfaqësues të së majtës ndërsa ish të përndjekurit politikë kanë vendosur kurora tek varrezat e Rrmajit pranë pllakës në kujtim të pushkatuarve nga komunizmi. Këtu drejtues e ish-drejtues të kësaj shoqate janë shprehur se sa të jenë gjallë nuk do i harrojnë ato që u pushkatuan nga diktatura dhe që janë heronj të fjalës së lire, ndërsa kanë shtuar se çdo vit vërehen më pak familjarë e të afërm të të pushkatuarve të pranishëm, kjo sepse ose kanë vdekur pse kanë probleme shëndetësore.
Tek homazhet në Rrmaj, këtë vit kanë munguar drejtuesit vendorë dhe përfaqësues të forcave të djathta politike.
Anila Dushi