E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanalizimet e reja, firmoset kontrata

Ndertimi i sistemit te ri te kanalizimeve per Tiranen e madhe, duket se ka hyre ne proces konkret. Ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi dhe zevendespresidenti i firmes 'Tokio Engineering Consultants Co. LTD', Masasumi Mijamato, firmosen dje kontraten e sherbimit te konsulences per projektin "Permiresimi i sistemit te kanalizimeve per Tiranen e Madhe". Vlera e kesaj kontrate eshte 9.9 milione euro per realizimin e projektit dhe supervizimit per fazen e pare, si dhe studimi i fizibilitetit per fazen e dyte. Afati i kesaj kontrate eshte 12 muaj dhe i paraprin punimeve reale te ndertimit me nje vlere prej 106 milione euro, financim i siguruar nga qeveria japoneze nepermjet JICA. Ministri Olldashi falenderoi qeverine japoneze, per mbeshtetjen qe i ka dhene ketij projekti si dhe shprehu bindjen se, me perfundimin e ketij projekti do te permiresohet ndjeshem sistemi i kanalizimeve ne qytetin e Tiranes, qe sot derdhen ne lumin e Lanes. Me perfundimin e realizimit, objekti do t'i transferohet bashkise se Tiranes ne kuader te decentralizimit. Qyteti i Tiranes ka nje sistem te vjetruar te kanalizimeve qe daton nga vitit 1960 dhe nuk disponon asnje impiant trajtimi te ujerave te zeza. Prej kater vjetesh ka perfunduar hartimi i Planit Strategjik per Tiranen e Madhe, plan i cili eshte nje studim i detajuar per menyren e zhvillimit te metropolit shqiptar ne nje hapesire prej 400 kilometer katrore, me nje vlere fillestare prej 340 milione USD, ku mendohet qe qeveria te financoje 50 per qind te tyre. Urbanizimi per 15 vitet e ardhshme do te kufizohet gjeresisht ne zonen midis dy unazave, rruga e unazes se qytetit perreth Tiranes dhe rruga kryesore orbitale, e cila perfshin Paskuqanin, Kamzen, Berxullen dhe Yzberishtin. Duke rrethuar zonen e urbanizimit qe eshte nje vije e gjelber, ku do te lejohen vetem perdorimet me shkalle te ulet. Lartesia e ndertesave do te jete e kufizuar ne pjesen me te madhe te qendres se qytetit te Tiranes, ne menyre qe te ruaje cilesi te larte dhe te shmange rrjetin infrastrukturor dhe sistemin rrugor te renduar.

Tirana e madhe, projektet per ujin dhe kanalizimet

Ne sektorin e furnizimit me uje per Tiranen e madhe, eshte propozuar te ndertohen linja kyce dhe cisterna te medha ne menyre qe te perballoje zona te ardhshme zhvillimi. Ne sektorin e kanalizimit dhe tubacioneve te ujerave te zeza, propozohen te ndertohen kolektore te rinj pergjate Lanes dhe lumenjve te Tiranes. Programi i investimit perfshin ndertimin e dy mjediseve sanitare te reja, njeri ne jugperendim dhe tjetri ne veri te zones se urbanizuar. Investimet per furnizimin e energjise elektrike, perfshijne ndertimin e nje rrjeti me nenstacione dhe linja ushqyese mbi bazat e ndarjes se zonave. Kufijte e qytetit te Tiranes do te shtrihen ne nje hapesire prej 400 kilometer katrore, ne te cilen perfshihen edhe 5 zonat informale te cilat presin te legalizohen. Studimi i kesaj hapesire perfshin pjese te te gjitha juridiksioneve administrative te qeverisjes vendore si bashkia Tirane, Kamza, Vora, komuna e Farkes, Vaqarri, Kashari, Berxulla, Zall Herri, Paskuqani, Preza dhe Dajti. Plani strategjik per Tiranen e madhe eshte hartuar ne vitin 2003 dhe do te kaloje ne tri faza. Faza e pare ka nisur nga viti 2002 e ka vazhduar deri ne vitin 2007 ku eshte perqendruar ne korridorin midis autostrades dhe lumit te Tiranes, Koder Kamez, pjesa lindore e Yzberishtit, me kuadratin veriperendimor te qendres se Tiranes. Faza e dyte do te vazhdoje ne vitet 2008-2012 qe do te perqendrohet ne Kamez, Paskuqan dhe Sauk. Ndersa faza e trete qe do te vazhdoje nga viti 2013 deri ne 2017 synon zonat lindore te bashkise se Tiranes dhe zgjerimin e zones se Yzberisht.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›