E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjilan, arrestohen 12 policë për marrje rryshfeti

Të arrestuarit dyshohen për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

Lajmin për arrestimin e tyre e ka bërë të ditur vetë drejtori i Policisë, Sheremet Ahmeti, në një konferencë të jashtëzakonshme.

“Policia është e vendosur ta luftojë korrupsionin”, tha drejtori Ahmeti.

Të gjithë policët e arrestuar janë pushuar nga puna dhe ndaj tyre janë duke u zhvilluar hetime të mëtjeshme. Përveç këtyre, nga puna është pushuar edhe një toger, shef i këtij ndërrimi.

Ahmeti tha se të arrestuarit janë të etnive të ndryshme si dhe kanë vepruar në grup. Arrestimi është bërë me urdhër të Prokurorit të qarkut të Gjilanit ndërkaq, policët e arrestuar po mbahen në paraburgim.

Hetimi ndaj këtyre pjesëtarëve kishte filluar para dy muajsh. /telegrafi/start/

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›