E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanalizimet, firmoset kredia 66 milione euro

Projektet per Tiranen e madhe po marrin udhe. Ministria e Financave nenshkroi dje nje kredi me Banken Japoneze per Zhvillim Nderkombetar, per financimin e projektit te kanalizimeve per Tiranen dhe rrethinat. Vlera e projektit parashikohet 66.2 milione euro me terma tregtare te leverdishme. Ne emer te pales japoneze, marreveshja u nenshkrua nga Shigeru Kiyama, drejtor Rajonal i Bankes Japoneze per Bashkepunim Nderkombetar, JBIC, ndersa per palen shqiptare nga ministri i Financave, Ridvan Bode. Kredia eshte me terma te favorshme, me afat shlyerje prej 40 vjetesh, ku vetem pas 10 vjetesh do te filloje shlyerja e principalit. Me perfundimin e realizimit, objekti do t'i transferohet Bashkise se Tiranes, ne kuader te decentralizimit. Qyteti i Tiranes ka nje sistem te vjetruar te kanalizimeve, qe daton nga vitit 1960 dhe nuk disponon asnje impiant trajtimi te ujerave te zeza. Prej tre vjetesh ka perfunduar hartimi i Planit Strategjik per Tiranen e Madhe, plan i cili eshte nje studim i detajuar per menyren e zhvillimit te metropolit shqiptar ne nje hapesire prej 400 kilometer katrore, me nje vlere fillestare prej 340 milione USD, ku mendohet qe qeveria te financoje 50 per qind te tyre. Urbanizimi per 15 vitet e ardhshme do te kufizohet gjeresisht ne zonen midis dy unazave.

.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›