Ministri rumun: Reformat e suksesshme sollen marrjen e fteses per ne NATO
Ministri i Jashtem te Rumanise, Llazar Kumanesku, zhvilloi diten e djeshme nje takim zyrtar ne Tirane, ku u takua me drejtuesit kryesore te vendit. Keshtu, dje, ministri i Jashtem i Rumanise zhvilloi nje takim me Kryeministrin Berisha, homologun e tij, Lulzim Basha dhe Presidentin Bamir Topi. Gjate takimit qe ai zhvilloi me Kryeministrin Berisha, u vleresuan marredheniet shume te mira qe ekzistojne mes dy vendeve si ne fushen politike, ekonomike, kulturore, si dhe shprehen vullnetin e perbashket per forcimin dhe zgjerimin e tyre ne te ardhmen. Ministri i Jashtem rumun, Kumanesku, pergezoi Kryeministrin Berisha dhe qeverine shqiptare per marrjen nga ana e Shqiperise te fteses per anetaresim ne NATO, duke shprehur kenaqesine qe ky vendim i rendesishem historik u mor ne Bukuresht. Duke vleresuar rolin e qeverise shqiptare dhe rolin aktiv te Kryeministrit Berisha ne realizimin me sukses te nje sere reformash, Kumanesku theksoi se kjo ngjarje e rendesishme per Shqiperine nuk do te ishte e mundur pa kete proces reformash te gjithanshem dhe te suksesshem. Po keshtu, ministri i Jashtem rumun u shpreh se Rumania eshte e gatshme te mbeshtese Shqiperine ne fusha te ndryshme, nepermjet shkembimit te eksperiencave, si ne turizem, bujqesi, burimet njerezore etj.