PS: Topalli, abuzim me "spiunet"
Socialistet hedhin akuza ne drejtim te Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila dy dite me pare, nepermjet nje letre brenda selise se Kryesise se Kuvendit per Bejen, kerkoi ligjin per hapjen e dosjeve te ish-Sigurimit te Shtetit. Ka qene kryetarja e Grupit socialist, Valentina Leskaj, ajo qe eshte shprehur se Topalli dhe tere mazhoranca e ka gjithe problemin te prova e forces me Presidentin e Republikes, Bamir Topi, ish-nenkryetar i PD deri ne ngjitjen ne poltronin e kreut te shtetit.
"Per ceshtjen e ligjit te "spiuneve", ky eshte nje tjeter abuzim, sepse znj. Topalli nuk ka nevoje t'i dergoj leter Bejes, sepse e ka aty dhe mund ta kishte urdheruar si beri javen e kaluar, kur i kerkoi te beje amendime ne rregullore, apo sic e ka bere dhe here te tjera, kur ka futur edhe ne kalendar, ne menyre arbitrare propozimet qe ajo ka dashur. Nuk ka nevoje pse te komunikoj me letra", ka deklaruar dje kryetarja e Grupit parlamentar te PS, Valentina Leskaj. E cila ka nenvizuar faktin se nje muaj me pare, ajo ka kerkuar qe te futet ne procedure ligji per "bashkepunetoret e sigurimit", pra e ka kerkuar ne seancen e parlamentit, ku behet edhe vendimmarrja, dhe jo me letra. Leskaj shprehet se ne ate kohe, pra nje muaj me pare, nuk ka marre asnje pergjigje nga Kryetarja e Kuvendit, Topalli. "Fakti qe ajo kerkon me nxitim, eshte si puna e rregullores. Kjo behet perpara dekreteve te Presidentit, per t'i treguar atij forcen. Ka dhe arsye te tjera, sa here qe Partia Demokratike ka probleme, hedh kesisoj kartash, per te spostuar vemendjen. Projekti yne eshte i depozituar ne Kuvend", ka deklaruar Leskaj, dje, menjehere pas mbledhjes se Grupit parlamentar te PS-se. Debati per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit ne Shqiperi ka filluar qe ne tetor te vitit 2006, teksa ne pershtatje te re
rezolutes se Keshillit te Evropes per denimin e krimeve te komunizmit, qe u miratua ne fillim te ketij viti. Kuvendi i Shqiperise ne tetor te vitit 2006 miratoi rezoluten per denimin e ketyre krimeve. Nderkohe qe ne fillim te vitit 2007 kane qene tre parti ato qe kane kerkuar me insistim hapjen e dosjeve, duke paraqitur dhe nga nje projektligj. Keshtu PS, PD dhe PDK paraqiten ne Kuvend projektligjet e tyre dhe per gati dy vjet Kuvendi nuk gjeti kohen per te shkrire keto tre ligje ne nje. U ngarkuara dhe Biberaj nga grupi i PD, i cili ka filluar dhe perzgjedhjen e legjislacionit te vendeve qe e kane kaluar kete proces, nderkohe qe akuzat kane ardhur per mungese vullneti nga ana e Kuvendit. Tashme kur te gjitha partite jane dakord per nje ligj te perbashket per "dosjet" e sigurimit, pritet dhe percaktimi i relatoreve qe do te merren me te. S.P