E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanavaro: Juventusit i duhet mesfushori Diarra

Torino - Fabio Kanavaro i sugjeron drejtuesve të Juventusit të hyjnë në negociata për të marrë futbollistin tjetër të Realit, Diarra. Ish-mbrojtësi i kombëtares italiane u rikthye tek skuadra e Juventusit pas një eksperience 3 vjeçare jo fort të mirë tek Reali i Madridit në Spanjë.

Në një intervistë për “Corriere dello Sport” futbollisti Kanavaro deklaron se Diarra tek Juventusi do të gjejë bashkëkombasin e tij nga Mali, Muhamed Sisoko. Ai shpreh bindjen se Diarra është një futbollist mjaft i përshtatshëm për kampionatin italian.

Madrilenët e Realit shpenzuan 26 milionë euro për të marrë futbollistin malian në vitin 2006 nga skuadra e Lionit. Ky sezon nuk ka qenë fort i mirë për të, pasi është shoqëruar vazhdimisht nga dëmtimet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›