E Shtunë, 31 Tetor 2026

Senderos: Interi e meritoi të shpallej kampion

Milano - Filip Senderos deklaron se skuadra e Interit ishte më e mira e këtij sezoni në Serinë A. Mbrojtësi zviceran i Milanit në një intervistë për “Sky” thotë se fitimi i titullit skuadra tjetër e Milanos nuk ishte një rastësi.

“Këtë sezon Interi ishte skuadra më e mirë, e cila arrinte të fitonte pikë të rëndësishme edhe në momentet kur nuk luante mirë. Ky ishte dallimi që e bëri kampion”, deklaron Senderos.

Sipas Senderosit, shkaku i dështimit të Milanit këtë sezon ishin dëmtimet e shumta që shoqëruan futbollistët kryesorë thuajse gjatë gjithë kampionatit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›