E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barak Obama plan për pakësimin e gazrave

Uashington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë disa plane për pakësimin e emetimeve të gazrave me efekt sere në territorin e tyre. Këtë fakt e konfirmon presidenti Barak Obama, i cili thotë se do të reduktohet edhe varësia e SHBA-ve ndaj naftës së importuar.

Obama i bën apel industrisë së makinave në SHBA, e cila është edhe më e madhja në botë, të prodhojë makina të cilat konsumojnë sa më pak karburant, në mënyrë që të pakësohet dyoksidi i karbonit.

Këto plane Obama i quan si një kthesë historike për një ekonomi me energji të pastër. Masat që do të ndërmerren do të kursejnë 1.8 miliardë fuçi naftë gjatë pesë viteve të ardhshme, dhe njëkohësisht do të ofrojnë siguri për industrinë e prodhimit të makinave, e cila ndodhet në vështirësi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›