E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanavaro: Nese jam plakur e le kombetaren

Kapiteni i kombetares italiane Fabio Kanavaro ka reaguar ndaj akuzave te bera nga shtypi pas humbjes me Brazilin si nje kombetare “e plakur”.

“Mjaft me kete historine e ‘plakusheve’ tashme eshte bere nje mode. Nese me te vertete nuk u pelqej njerezve vendi im eshte ne dispozicionin tuaj, por eshte Lipi ai qe vendos. Une nuk jam ketu vetem sepse kam ngritur Kupen e Botes”- u shpreh Kanavaro.

Akuzat per nje kombetare te plakur dhe qe ka nevoje per riperteritje i erdhen kombetares italiane pas lojes se dobet  dhe humbjes me Brazilin qe solli edhe eleminimin nga Kupa e Konfederatave.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›