Përcaktohet rivali i Tiranës në Ligën e Kampioneve
Nion - Kundërshtari i Tiranës në Ligën e Kampioneve do të jetë ekipi norvegjez i Stabaek IF. Shorti i hedhur sot në Nion të Zvicrës ka vënë përballë kampionëve të Shqipërisë një ekip që mund të konsiderohet i kalueshëm, bazuar edhe në deklaratat e presidentit Refik Halili.
Tirana pretendon të futet fuqishëm në merkato për ndërtuar një ekip që mund të vazhdojë përtej turit të dytë në evenimentin më të rëndësishëm të Evropes.
Ndeshjet e para të turit të dytë do të luhen më 14 dhe 15 korrik, ndërsa ato të kthimit më 21 dhe 22 korrik, ku kryeqytetasit do të presin skuadrën norvegjeze.