E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez: Fansat e Liverpoolit merituan titullin

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është i vendosur t'u sjellë trofeun e Ligës Premier fansave të ekipit anglez."Mbaj mend momentet pas Ligës së Kampionëve dhe po ashtu Kupës FA. Do të ishte fantastike ta bëjmë atë sërish", ka thënë Benitez.
Liverpooli mbeti i pamposhtur në shtëpi gjatë gjithë sezonit të fundit, ndërsa pësoi vetëm dy humbje në udhëtim, dhe përfundoi në pozitën e dytë të tabelës."Fansat tonë janë gjithmonë të ndryshëm, gjithmonë fantastik. Ata e dinë kur ekipi punon shumë dhe e dinë kur duhet ta përkrahin. Ata e dinë se ne jemi përmirësuar shumë këtë vit", ka shtuar spanjolli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›