Kancelarja Merkel i kerkon Serbise te rinise dialogun me Kosoven

Ne mesazhin javor permes videos kancelarja gjermane Angela Merkel eshte fokusuar tek vizita e saj ne Kroaci dhe Serbi. Javen e ardhshme - te henen dhe te marten une do te vizitoj rajonin i cili ne vitet e shkuara ka qene pjese e shume kryetitujve ne Evrope. Do te shkoj ne Kroaci dhe me pas ne Serbi.
Merkel shprehet se te gjithe ende i kujtojme me siguri konfliktet e tmerrshme qe kaluan vendet e ish-Jugosllavise. Asokohe u be e nevojshme nje nderhyrje ushtarake e NATO-s dhe Gjermania u be pjese e ketij misioni paqeje. Por njekohesisht ishte e qarte qe konflikti nuk mund te zgjidhej vetem me mjete ushtarake thote Merkel.
Vullnet i patundur per te zgjidhur konfliktet vetem paqesisht
Per kete arsye eshte e nevojshme qe ne vemendjen tone politike edhe sot - si dhe ne vitet e fundit - ta mbajme te drejtuar nga ky rajon. Nje rendesi te vecante pati vendimi i Keshillit te Evropes ne Selanik ne vitin 2003 i cili i ofron te gjitha shteteve te ish-Jugosllavise nje perspektive evropiane. Por kjo nuk mund te behet pa kushte.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Salla e mbledhjes ne Selanik ku u vendos perspektiva evropiane e rajonit Qershor 2003
Kancelarja Merkel ben te qarte se cfare kerkohet nga Evropa. Ne duam krahas respektimit te parimeve te Bashkimit Evropian natyrisht edhe vullnetin e cdo vendi ne vecanti qe te bashkepunoje ne fqinjesi te mire te zgjidhe konfliktet ne menyre paqesore e ne respekt ndaj njeri-tjetrit.
Sllovenia si vendi i pare ia doli dhe eshte sot nje anetare me te drejta te plota ne Bashkimin Evropian dhe ka futur gjithashtu euron si monedhen e saj shprehet kancelarja Merkel. Kroacia ne vitet e fundit ka zhvilluar bisedimet e anetaresimit dhe ato u mbyllen kete vere. Per kete arsye une do te flas me kryeministren e atjeshme para se gjithash per vazhdimin e procesit te ratifikimit nga shtetet e tjera anetare dhe per detyrat qe ka perpara Kroacia deri ne anetaresimin ne BE.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje ilustruese - Kroacia e ka rrugen hapur per ne BE
Per Serbine fjale te qarta Dialog me Kosoven
Kancelarja Merkel ne mesazhin permes videos i kushton vemendje te posacme edhe vizites ne Serbi. Natyrisht une gezohem edhe per viziten ne Serbi sepse Serbia dhe Gjermania kane me njera-tjetren marredhenie te mira bilaterale. Serbia ka bere arritje te konsiderueshme ne muajt e vitet e fundit per te pershkuar rrugen drejt Bashkimit Evropian. Ketu ben pjese para se gjithash arrestimi i te dyshuarit per krime lufte Mladic dhe Haxhic dhe ekstradimi i tyre ne Tribunalin e Hages shprehet Merkel.
Kancelarja gjermane i vlereson keto procese gjyqesore si te nje rendesie te madhe me qellim te ballafaqimit te vertete me krimet e se shkuares ne rajon. Dhe pa kete ballafaqim me te shkuaren nuk do te kete paqe ne rajon shprehet Merkel.
Nga ana tjeter sot ka serish tensione mes Republikes se Kosoves dhe Republikes se Serbise. Dhe per kete arsye do te jete njera nga detyrat e mia qe te bej te qarte se dialogu me Kosoven duhet te rinise serish. Nuk ka perspektive evropiane per kete rajon po qe se nuk ndermerren te gjitha perpjekjet megjithese plaget e se shkuares jane te thella dhe ende vazhdojne te dhembin.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga Jarinja ne kufirin mes Serbise dhe Kosoves ne 27 Korrik. Merkel do te thote nje mesazh te qarte ne Beograd
Evropa - veper paqeje
Tek ky rajon behet e qarte Evropa eshte nje veper paqeje thekson Merkel. Dhe ne e shohim se sa shpejt mund te rikthehen trazirat e armatosura ne nje rajon te tille. Dhe per kete duhet te ekzistoje gjithmone vullneti i patundur i anetareve te Bashkimit Evropian - i atyre qe jane nderkohe anetare prej kohesh dhe i atyre qe duan te behen pjese e jona - qe konfliktet me njeri-tjetrin zgjidhen ne menyre paqesore - me dialog dhe ne frymen e parimeve te shtetit ligjor.
Autor DW/Lindita Arapi
Redaktoi Angjelina Verbica