E Diel, 1 Nëntor 2026

Pritshmeri e larte nga vizita e kancelares Merkel ne Kroaci dhe Serbi

Kancelarja gjermane Angela Merkel kete te hene ne Zagreb dhe Beograd do te trajtoje me mikpritesit e saj shume tema nderkombetare bilaterale dhe ekonomike. Por qe tani dihet se ne Beograd do te kete opinione te ndryshme me zyrtaret serbe rreth pavaresise se Kosoves.

Kancelarja Merkel ne Zagreb pritet si nje mike dhe mbeshtetese e Kroacise. Nuk ka asnje dileme qe Gjermania ishte ne dy dekadat e fundit nje prej partnereve me te rendesishem per Kroacine. Por nje pjese e kroateve eshte e mendimit se kohet e fundit jane ftohur raportet per shkak se Berlini nuk eshte teper i kenaqur me luften e qeverise kroate kunder korrupsionit.

Eksperti per ceshtje politike Damir Grubisha thote se nderkohe ka rene edhe gatishmeria e gjermaneve per investime ne Kroaci. Kritikat e fundit per korrupsion kane te bejne edhe me aferen e ish-kryeministrit Ivo Sanader shpjegon Grubisha i cili pret qe kjo vizite te jape nje impuls te ri per raportet mes Berlinit dhe Zagrebit.

Burokracia nje prej problemeve Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Merkel dhe Jadranka Kosor nuk kane shume probleme te pazgjidhura...

Budimir Loncar keshilltar per politiken e jashtme i presidentit Ivo Josipoviq thote se raportet mes Kroacise dhe Gjermanise jane te shkelqyeshme. Ato bashkepunojne ne fushen ekonomike dhe financiare dhe ne vecanti ne turizem. Gati nje e treta e turisteve ne Kroaci nderkohe vijne nga Gjermania. Por kohet e fundit ka rene niveli i tregtise mes tyre.

Ministria e Jashtme ka bere te ditur se ne vitin 2009 jane shkembyer mallra ne vlere prej rreth dy miliarde e 890 milione euro. Por eksporti kroat kishte nje vlere prej vetem 827 milione eurosh. Pjesa tjeter i takon importit nga Gjermania. Damir Grubishiq thote se nder problemet me te medha aktualisht jane burokracia teper e madhe kur ndonje here per te kryer pune duhet te kalojne deri ne dy vjet.

Gjermania partner i rendesishem edhe per Serbine

Gjermania eshte nje prej donatoreve dhe partnereve me te rendesishem edhe per Serbine. Ne 11 vitet e fundit ajo ka ndihmuar Serbine me rreth nje miliarde euro per projektet ne infrastrukture energjetike furnizimin me uje dhe ndihma humanitare. Por investoret gjermane edhe atje perballen me probleme te ngjashme si ne Kroaci. Bojan Predoviq nenkryetar i Shoqates Ekonomike Gjermane ne Beograd thote se nje prej problemeve me te medha eshte korrupsioni. Ne vleresimet e fundit thuhet se interesimi me i madh per investime eshte ne industrine e automjeteve ruajtjen e mjedisit dhe artikujve ushqimore. Predoviq thote se problemet me te medha megjithate jane te natyres politike. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift ...kurse Angela Merkel dhe Boris Tadiq do te kene me shume probleme

Pikerisht ne kete lemi do te fokusohet edhe vizita e kancaleres Merkel ne Beograd. Ne fillim ajo do te takohet me bashkeshorten e Zoran Gjingjiqit Ruzhica Gjingjiq dhe me perfaqesuesit e fondacionit te tij. Ndersa me pas me presidentin Boris Tadiq dhe kryeministrin Mirko Cvetkoviq ku do te flitet per afrimin e Serbise me BE-ne. Nje prej temave me te rendesishme do te jete Kosova. Ekspertet ne Beograd thone se kancelarja do ti thote perfundimisht Jo propozimeve per ndarjen e Kosoves dhe do te kerkoje normalizimin e raporteve ne veri te Kosoves.

Sdo te kete nje Qipro te re ne BE

Qarqet qeveritare ne Berlin thone se kancelarja ne Beograd do te beje te qarte se njohja e pavaresise se Kosoves nuk eshte kusht qe Serbia te fitoje statusin e kandidatit per anetaresim ne BE. Por Serbia duhet te njohe kufijte e jashtem te vendeve te tjera para se te anetaresohet ne BE. Peter Weiszlig kryetar i grupit parlamentar per Evropen Juglindore thote se ne BE nuk do te pranohet asnje vend me probleme territoriale.

Nje Qipro e dyte as nuk shtrohet per diskutim. Kjo do te thote se per perspektiven evropiane te Serbise duhet te kemi nje zgjidhje te kenaqshme edhe per Kosoven. Angela Merkel do te nxise dhe do te kerkoje prej Serbise qe negociatat me Kosoven te japin rezultate pozitive pohon ai.

Weiszlig thote se vizita ne Kroaci dhe Serbi vjen per kancelaren ne nje moment shume te rendesishem. Gjermania do qe me Kroacine te kete nje politike te perbashket brenda BE-se. Nderkohe qe Angela Merkel angazhohet edhe per pajtim ne hapesirat e ish-Jugosllavise.

Autor S. Bogdaniq/ I. Petroviq/ S. Filipoviq/ B. Cani

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›