Kancelarja Merkel pret presidentin Hollande
BERLIN- Stuhia e cila goditi avionin e presidentit të ri francez, Francois Hollande nuk e ka ndalur atë të çojë deri në fund vizitën e parë.
Gjermanja “Bild” raporton se François Hollande ka mbërritur në Berlin rreth 19:45, nje ore me vonese. Në oborrin e Kancelarisë ai zbriti nga një limuzinë e zezë.
Në vizitën e tij të parë në Gjermani, Hollande është pritur me nderime ushtarake. Ky është takimi i parë mes kancelares, Angela Merkel dhe Francois Hollandë.
Bild thotë se ndryshe nga pritjet e Sarkozy, kancelarja Merkel e ka pritur Hollande me një buzëqeshje dhe një shtrëngim miqësor duarsh.
Ndryshimi mes pritjeve te Sarkozy dhe Hollandë është se Merkel e priste ish presidentin francez jo me shtrëngim duarsh por me puthje.
Hollande ka mbërritur në Gjermani me një orë vonesë, për shkak të rrufesë që goditi avionin e tij. Pas incidentit Hollande u kthye serish ne Paris, duke u nisur serish ne Gjermani pak minuta me vone me nje avion tjeter.