E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma Zgjedhore, ska konsensur për KQZ-në

Komisioni i Reformës Zgjedhore

UPDATE- Ka përfunduar pas disa orësh debate mbledhja e fundit e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri tha se palët kanë divergjenca në çështjet e administratës zgjedhore dhe ankimimit. Gjiknuri tha se shpreson që të gjendet një zgjidhje deri më 24 maj, ndersa negociatat do te vazhdojne.  24 maji u artikulua sot nga komisionari Stefan Fyle si afati i fundit kur duhet të mbyllet reforma zgjedhore.

***

PS-ja propozon që gjashtë anëtarë të KQZ-së të zgjidhen në rastin aktual tre nga maxhoranca dhe tre nga opozita. Ndërsa i shtati të jetë një kandidat i Gjyqësorit. Sipas opozitës, KLD-ja, Gjykata e Lartë, Avokati i Popullit dhe Dhoma e Avokatëve të propozojnë nga dy kandidatë. Parlamenti, nga tetë emra që do ti vijnë, të zgjedhë dy prej tyre dhe ata ti hedhë në votim.

Varianti i dytë, sipas PS-së, është zgjedhja e kryetarit nga Presidenti. Por maxhoranca shprehet se ky propozim nuk është në përputhje me rekomandimin e ODIHR-it, i cili flet për një KQZ të pavarur dhe të paanshme. PD-ja nga ana e saj nuk ka një propozim konkret. PD është e gatshme për një formulë që të gëzojë konsensus sa më të gjerë. Në kapitullin e KQZ-së ka edhe një pikë e cila ndan dy palët. PS-ja propozon që KQZ-ja e re të nisë punën menjëherë sapo të miratohet në Parlament. Por, nga ana tjetër, demokratët kujtojnë faktin se shtatë anëtarët aktualë të KQZ-së kanë mandat deri në dhjetor dhe nëse atyre u ndërpritet mandati më përpara, kjo është një shkelje kushtetuese.

Një tjetër pikë e nxehtë që ende nuk ka gjetur konsensus është edhe ankimimi dhe të drejta e palëve.

Sot pritet të shqyrtohet gjithashtu edhe përdorimi i teknologjisë në procesin zgjedhor, ku do të shihet mundësia për të gjetur një zgjidhje duke patur parasysh edhe opinionin e dhënë së fundi nga OSBE/ODIHR.

Sot në orën 24:00 skadon edhe fati ligjor i Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Ndërkaq, Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, ka thene se  Komisioni për Reformën duhet ta mbyllë punën përpara zgjedhjes së Presidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›