Kancelarja gjermane Merkel viziton sot Kosoven
Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet qe te henen te vizitoje Kosoven. Zyrtaret e Qeverise se Kosoves, kete vizite e vleresojne si historike. Edi Sejdiu, shef i protokollit te kryeministri te Kosoves, Hashim Thaci, tha per Radion Evropa e Lire se ekzekutivi i vendit ka vendosur qe kancelares gjermane Merkel t'i beje nje pritje madheshtore. Sejdiu ka bere te ditur se Merkel pritet te arrije ne Aeroportin Nderkombetar te Kosoves "Adem Jashari" rreth ores 11:00. Ai tha se per shkak te kohes se shkurter te qendrimit te kancelares ne Kosove, takimi i kryeministrit Thaci me te, do te realizohet ne aeroport.
"Kjo vizite vjen pas nje lajmi shume te mire nga Brukseli dhe mund te quhet vizite historike. Per shkak se kjo vizite do te jete disaoreshe ne Kosove, ne jemi dakorduar me palen gjermane qe takimi te mbahet ne Aeroportin Nderkombetar 'Adem Jashari'. Ne kemi marre te gjitha masat qe t'i organizojme nje pritje madheshtore kancelares gjermane", deklaroi Sejdiu. Ai po ashtu tha se nga vizita e kancelares gjermane Merkel priten mesazhe te rendesishme ne drejtim te fuqizimit te bashkepunimit ne mes te dy shteteve. "Ne mendojme se nga kjo vizite do te kete mesazhe qe do ta forcojne bashkepunimin tone si dy shtete, pra Republikes se Kosoves dhe shteti te Gjermanise, si dhe do te kete konfirmim per rrugen tone drejt BE-se, si dhe mesazhe te tjera", u shpreh Sejdiu.
Nga ana tjeter, analistet politike thone se vizita e kancelares Merkel ne Kosove, para se gjithash eshte e motivuar te behet pas incidentit qe pjesetaret e KFOR-it gjerman paten dite me pare ne veri te Kosoves me banoret serbe ne barrikada. Kancelarja gjermane pati denuar ashper sulmin e protestuesve serbe ndaj trupave paqeruajtese te KFOR-it me 28 nentor te ketij viti, duke kerkuar llogari edhe nga Serbia per rolin qe ka pasur ne kete mes. "Serbia gjithashtu akuzohet per kontributin qe ka dhene ditet e fundit ne kete atmosfere, ne te cilen paqeruajtesit gjermane ne veri u sulmuan dhe u plagosen. Une them se kjo eshte e papranueshme", ishte shprehur zonja Merkel para autoriteteve gjermane.
Vetem pak dite me vone, Serbia nuk arriti te fitoje statusin e kandidatit per anetaresim ne BE, per shkak te mos permbushjes se pritjeve. Megjithate, analisti Shkelzen Maliqi thote se kjo vizite e zonjes Merkel eshte e rendesishme qe behet ne Kosove, ne kohe ne kur ne BE jane duke ndodhur zhvillime te ndryshme, si politike ashtu edhe ekonomike.
"Merkel ne Kosove do ta rikonfirmoje qendrimin e Gjermanise, se pa njohjen e Kosoves ose pa avancimin e dialogut me Kosoven, Serbia nuk e ka shansin te pranohet si kandidate per Bashkimin Evropian. Si nje politikane serioze qe eshte ajo, vertet per Serbine do te kete me shume porosi. Tash, eventualisht mund te shtroje ndonje qendrim per Kosoven, me shume te perkrahjes, dhe ndoshta ndonje verejtje qe Kosova mund te ece edhe me shpejt", tha Maliqi.
Ne fund te muajit gusht, Merkel kishte qendruar ne Beograd, ku kishte theksuar rendesine per rezultate te prekshme nga dialogu ndermjet Kosoves e Serbise. Analisti Maliqi konsideron se Gjermania koheve te fundi eshte bere faktor i rendesishem ne BE, por edhe per Kosoven. "Ne kete vit kancelaria gjermane Merkel dhe Gjermania jane bere faktor kyc ne politiken evropiane karshi Kosoves dhe ne ate aspekt kjo vizite eshte e rendesishme dhe domethenese", deklaroi Maliqi.