Basha: Investimet, 5 prioritetet per vitin 2012
Rritja e shanseve per punesim dhe zhvillimi progresiv ekonomik shihen nga kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha si prioritetet e objektivave per vitin qe po vjen. Basha e beri pohimi ndersa ka vijuar dje konsultimet per projekt buxhetin e vitit 2012 me banoret e Njesise Bashkiake numer 11. Ai nenvizoi dhe ne kete takim filozofine e re te instaluar prej tij ne bashkine e Tiranes, "shkurtim shpenzimesh dhe rritje sherbimesh".
Duke u ndalur te njesia nr 11 Basha tha se ajo perfiton investime ne buxhetin e vitit 2012 sa ne 10 vitet e fundit te marra se bashku. Projektbuxheti i Bashkise per vitin 2012, parashikon; rikualifikimin urban te infrastruktures rrugore, ujesjelles kanalizime, rikonstruksion dhe ndertim shkollash, kopshte e cerdhe, ndertimin e nje qendre sociale etj, duke kthyer keshtu vemendjen e Bashkise edhe ndaj kesaj njesie bashkiake.
"Nje pjese e madhe e ketyre investimeve shtrihet ne territorin e njesise bashkiake nr 11, nje njesi e cila per nje kohe te gjate eshte lene jashte vemendjes dhe pasojat e kesaj mungese vemendjes ju i vuani ne menyre te perditshme", - tha z.Basha. Per kete Njesi Bashkiake jane planifikuar vitin e ardhshem fonde te mjaftueshme te ndertimit te Unazes ne Koder-Kamez me nje gjatesi prej 1300 metrash, ndertimi i rruges qe lidh rrugen Don Bosko me ate Egnatia, rehabilitimi total te bllokut mbi shinat ne nje siperfaqe prej 30 hektaresh, ndertimi i kanalizimeve te ujerave te zeza ne kufi me Komunen e Paskuqanit, ndertimin e kanalizimit te ujerave te zeza ne bregun e Lumit.
Duke u ndalur ne keto 5 investime te medha infrastrukturore z.Basha tha dje se ato jane rezultat i nje konsultimi paraprak me te zgjedhur te njesise vendore 11, me kryetarin Haki Mustafa por edhe perfaqesues te tjere te zerit te komunitetit te kesaj njesie vendore. "Ne kemi ne buxhetin e vitit 2012 rikonstruksionin e dy kopshteve, ne rrugen Gjergj Legisi dhe ne Koder-Kamze po keshtu do te behet instalimi i pajisjeve te ngrohjes ne kopshtin e Bregut te Lumit, objekt qe eshte ne vazhdim. Do te ndertohet nje komponent shtese ne shkollen Isa Boletini dhe do ndertohet teresisht shkolla 9 vjecare "Ahmet Gashi". Do te investohet ne parametra evropiane ne cerdhet nr 11 dhe numer 30 si dhe ka nisur puna per ndertimin e qendres sociale ketu ne Laprake si nje pjese e angazhim tone per te pasur 6 qendra te tilla deri ne qershorin e vitit te ardhshem", tha Basha.
Banoret e njesise bashkiake numer 11 jane perfituesit kryesore te nje sere projektesh strategjike qe marrin jete gjate vitit 2012, si ndertimi i terminalit te ri te trenit dhe autobuseve urbane dhe interurbane. Po keshtu Linja e Tramit, Laprake-sheshi Nene Tereza, rehabilitimi i Lumit te Tiranes, nderhyrja ne rrethrrotullimin e Doganes dhe mbikalimet qe parashikohen te ndertohen pergjate rruges se Durresit. Ekspertet thone se keto jane projekte qe kane impakt mbi kete zone si per sa i perket zhvillimit ekonomik por edhe punesimit. "Keto nuk jane investimet e vetme me te cilat ne do te nisim punen ne kete njesi vendore vitin e ardhshem sepse nga planet strategjike te bashkise se Tiranes jane projektet qe kemi diskutuar bashkerisht edhe para fushates, nje pjese e madhe ka nje impakt te drejtperdrejte ose shtrihen ne territorin e njesise tuaj vendore", - solli ne vemendje Basha.
Projekti ambicioz i nje sistemi te ri transporti
Se shpejti do te nise se shpejti transferimi i stacionit te trenit, nga vendi ku ndodhet tani te territori qe eshte marre qe eshte shume afer kesaj njesie vendore, pavaresisht se shtrihet ne territorin e Kasharit, nje siperfaqe prej 80 mije metrash katrore. Atje do te vendoset stacioni i ri te trenit dhe stacioni i autobuseve interurbane te te gjithave drejtimeve me perjashtim te lindjes. Vendosja e ketij terminali realizon nga pikepamja infrastrukturore nje hap shume te rendesishem para se te nise investimi strategjik i Bulevardit te ri nga stacioni i Trenit deri ne tek Lumi i Tiranes dhe me pas deri tek rezervuari i Paskuqani, qe eshte edhe berthama e parkut te ri te qytetit te Tiranes. Nga pikepamja e zhvillimit te ri ekonomik dhe e Tiranes policentrike, vendosja e ketij terminali multimodal pasagjeresh me nje afersi gjeografike pothuajse te puqur me njesine vendore 11, perfaqeson nje nga ndermarrjet me te rendesishme te zhvillimit dinamik te Tiranes ne teresi dhe te njesise vendore 11 ne vecanti.