Kriza sprovon fort sistemin e pensioneve ne Greqi Niko Anagnosti
Praktika e shkurtimeve te pensioneve pese here ne dy vitet e fundit "eshte nje rruge pa krye, qe vetem cfilit te siguruarit", i thote radios DW, drejtori i Institutit te Punes te Federates se Pergjithshme te Punonjesve te Greqise, Savas Robolis. Per emigrantet mbetet enderr nje marreveshje ndershteterore, qe do t'u njihte vitet e punes per efekt pensioni. Pohimi i fundit i sekretares se ministrise Greke te Punes, Athina Dretta, se ftohemi te "menaxhojme hicin", per sa u perket fondeve per pensionet, deshmon gjendjen dramatike te organizmit me te madh te siguracionit social IKA, me 2.7 milione te siguruar. Arkat bosh jane "veper" e rrethit vicioz te krizes, qe me rreth 800.000 te papune dhe pikiaten e kontributeve po ve ne pikepyetje akordimin e pensioneve. "Gjithnje veshtiresohemi ketu e dy vjet per te mbuluar shpenzimet. Vetem 3-mujorin e fundit na u deshen 1.2 miliarde euro", thote ministri i Punes Jorgos Kutrumanis, i cili "qyrkun e fajit" ia vesh recesionit, por edhe administrates se meparshme me shperdorimet, pensionet false dhe mosvjeljen e kontributeve, qe arrijne ne 7 miliarde euro.
Gjashte ne cdo dhjete pensioniste marrin me pak se 680 euro Zgjidhjen ai e sheh tek "gjetja e burimeve plotesuese", si e vetmja rruge per "rivendosjen e ekuilibrit ne sistemin e siguracionit social", sic ishte kerkuar qe ne vitin 2009. "Kur gjashte ne 10 pensioniste te Greqise marrin me pak se 680 euro, e kuptoni se kur shkurtohen pensionet, vetem sa u krijohen probleme serioze njerezve te mundit, cfiliten dhe nuk mund te mbijetojne", thote Robolis, i cili bashkohet me verejtjen tone se shkurtimet jane te nje niveli te tille, qe tashme prekin edhe parimin e shperblimit konform kontributeve. "Me pese shkurtimet, qe jane bere dy vitet e fundit, mendoj se eshte permbysur proporcioni midis kontributeve dhe perfitimeve dhe ne keto momente jemi ne nje nivel proporcioni negativ", thote Robolis per te shtuar se eshte koha qe "qeveria me zgjidhjet alternative te korrigjoje padrejtesine", qe ne thelb eshte antikushtetuese.
Emigrantet te deshperuar nga mungesa e nje marreveshjeje ndershteterore per pensionet
Ne pozite akoma me deshperuese jane imigrantet, brezi i pare i tyre me jeten dhe kontributet te ndara midis dy vendeve. "Ketu ne Greqi teper veshtire, une kam gati 2.500 ensima (shenimi yne: pulla siguracioni) dhe jam i bindur se nuk arrij dot minimumin 4.500, se edhe pune nuk ka, edhe mosha mblodhi. Keto ensima nuk do te na vlejne nje dite per efekt pensioni, do te shkojne thjesht per skemen greke", i thote DW Astrit Korbi nga Skrapari, qe pret vetem pensionin minimal te "shtetit ame per sigurim vullnetar". Vitet qe punonte si nepunes shkuan e vane. "Ne kete situate, qe ndodhet sot Greqia dhe me imigrantet, qe largohen per shkak te papunesise, shpresat per nje pension po shkojne drejt zeros. Edhe endrrat e grekeve jane tronditur, jo me te ne imigranteve", thote Astriti.
Pala greke: "Aktualisht e pamundur, por nuk mbyllim dyer dhe jemi te hapur per nje zgjidhje, kur te kaloje kriza."
Koniuktures se veshtire i meshon edhe shefja e sektorit te marreveshjeve ndershteterore ne ministrine greke te Punes, Polina Cami, e cila nderkohe e pranon se nga pala shqiptare "eshte bere kerkese qe ne vitin 1995 dhe ne vitin 2003 eshte nenshkruar edhe protokolli i bashkepunimit (ligji 3929/2003) ne fushen e siguracionit social. "Por koniuktura eshte e disfavorshme, vendi po capitet, ndodhet ne gjendje te keqe ekonomike" dhe vec kesaj "nuk jane te njejta edhe sistemet e sigurimeve shoqerore", veren per shkaqet frenuese. Per te eshte mit "modeli ideal i marreveshjes me Australine", qe merret rendom si shembull dhe per te cilen, sic sqaron, jane dashur 17 vjet dhe "nuk te siguron pension te dyte ne Australi, kur pensioni i pare i akorduar ne Greqi eshte me i madh." "Gjithsesi jemi te hapur per ta pare problemin ne te ardhmen, jemi pozitive, nuk mbyllim dyer, imigrantet e siguruar duhet te marrin ate, qe u takon", thekson Polina Cami. Nje gje, qe "nuk mund te behet aktualisht pa rezultatet e ristrukturimit te sistemit te siguracionit dhe me trojken mbi koke."
Qeveria ndjek avazin e shkurtimit te vazhdueshem te pensioneve
Qeveria i rikthehet edhe njehere avazit te saj te njohur te shkurtimeve, kesaj radhe te pensioneve suplementare" me unifikimin e 5 arkave ekzistuese dhe reduktimin e tyre nga 10 deri 70%". "Preken gjithe njerezit dhe neser pasneser nuk do te kete siguracion im bir, nuk do te kete idene se cdo te thote siguracion social", i thote Deutsche Welles pensionistja Llambrini Aleksandri, qe tani cdo muaj merr 400 euro me pak nga pensioni i saj fillestar, i sakrifikuar ne altarin e shendoshjes financiare te organizmit IKA. Sapo kthehej nga nje proteste para zyrave te tij ne rrugen Sokratus kunder vendimit qeveritar per marrjen e nje kredie te re prej 3.5 miliarde eurosh per akordimin e pensioneve. "IKA nuk ka nevoje te kreditohet me 3.5 miliarde se ne do t'i shlyejme, ka obligacione rreth 13.5 miliarde, aq sa i lane nga 26 qe kishte, te cilat duhet t'i rivendikoje", thote Llambrimi, e cila kerkon si gjithe qytetaret, por ende pa rezultat ndeshkimin e te gjithe atyre, qe i kthyen ne "obligacione toksike" kontributet e mundit dhe djerses te nje jete te tere te punonjesve. Per fat te keq rasti i paraburgimit te kreut te arkes se punonjesve te shtypit Dhimitris Kapranos me akuzen e abuzimit ne blerjen e obligacionit te strukturuar prej 136 milione eurosh ne vitin 2006, pasi ne llogarine e tij bankare ne Zvicer u depozitua te njejten periudhe nje shume prej 1.8 milione eurosh, perben vetem nje perjashtim dhe ai ne sektorin privat.
Instituti i Punes: "Rruge pa krye shkurtimet e pensioneve"
Problemi i deficitit te arkave, qe ishte ne krye dhe te axhendes se takimit te kesaj jave te ministrit te Punes me kreret e trojkes, behet gjithnje e me shperthyes dhe per vitin 2012 parashikohet te arrije ne 6.5 miliarde euro nga 4.5, qe eshte sot. Kjo kryesisht per shkak te papunesise, qe sipas Institutit te Punes te Federates se Pergjithshme te Punonjesve te Greqise vitin e ardhshem do te arrije ne 21% (1.050.000), kurse ajo reale ne 26 % dhe 1.500.000 vete. "Menjehere pas festave do te vije nje projektligj, qe do te shkurtoje pensionet suplementare dhe ne qofte se nga muaji mars te ardhurat nuk do te jene optimale do te behet nje orvatje e re shkurtimesh", i thote DW drejtori i Institutit Savas Robolis, i cili sheh tek shkurtimet nje "rruge pa krye". Ashtu si edhe tek varianti i moshes se pensionit, qe i shpeton arkat, vetem ne qofte se zgjatet deri ne 82 vjec!!