Kanceri i gjirit, diagnostikohen rreth 400 raste të reja në vit

Kanceri i gjirit është shkaktari më i shpeshtë i vdekjes te gratë e moshës 40-50 vjeç. Rreth 400 raste të reja në vit shfaqen me kancer të gjirit në Shqipëri.
Edhe pse ka një sensibilizim nga ana e femrave për të bërë kontrolle që në faza fillestare, kanceri i gjirit vazhdon te vijojë me shifra alarmante duke marrë jetë njerëzish. Sipas onkologes Dhurata Tarifa në QSUT, me të rrezikuarat janë moshat pas të 50-tave dhe femrat të cilat kanë një trashëgimi të caktuar gjenetike nga të parët e tyre, të cilat duhet të jenë patjetër nën kontroll të vazhdueshëm me mjekët. Ndërsa tek ata njerëz që nuk e kanë gjenetikisht prirjen për kancerin e gjirit, ky gen është shumë i rrallë.
Mamografia shpëton gati 1400 jetë grash të cilat preken çdo vit nga kanceri i gjirit. Gati gjysma e kancereve të gjirit që arrijnë të kapen nga mamografia janë akoma të vegjël dhe mund të hiqen lehtë, pa hequr gjithë gjirin dhe pa lënë shenjë. Megjithëse jo të gjitha kanceret që kapen nga mamografia janë të kurueshme, më teper se 95% e grave janë gjallë dhe mirë edhe për shumë vjet mbas kapjes dhe mjekimit të kancerit.