E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kirk Douglas dhuron 50 milionë dollarë për bamirësi

Legjenda hollivudiane, Kirk Douglas, ka dhuruar një shumë prej 50 milionë dollarësh për bamirësi.

Aktori i njohur për filmin Spartacus dhe gruaja e tij, Anne, do tua japin paratë pesë organizatave bamirës përmes fondacionit të tyre, Douglas Foundation.

Një pjesë e parave do të jepet për përmirësimin e spitalit që trajton sëmundjen Alzheimerit në Woodland Hills të Kalifornisë, pastaj një pjesë do ti dhurohet një universiteti në New York për shkollimin e pakicave, po ashtu me një shumë tjetër do të ndihmohet ndërtimi i teatrit Kirk Douglas në Culver City.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›