E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanceri i gjirit ky vrasesi madh i gruas shqiptare

Te tjera rreth shkrimit Operacioni qe i kthenbuzeqeshjen gruas se gjymtuar Kirurgu Agim Karaj ne konference ne Milano TIRANE- Ne menyre te shpejte por te pandalshme qe pas viteve 90 kur ne shqiptaret zgjodhem te jetojme me te drejte si Perendimi u hapem porten dhe disa semundjeve qe edhe sot konsiderohen si me te perhapurat ne vendet e zhvilluara kanceri i gjirit. Tamam qe pas viteve 90 kurba e grafikut te kesaj semundjeje onkologjike ka shenuar vetem rritje duke arritur ne vendin e pare te kancerit qe prek dhe kercenon gruan shqiptare. Mjeket jane te shqetesuar dhe te alarmuar pasi ne Shqiperi ndryshe nga vende te tjera te rajonit po vihet nje fenomen ne rritje i prekjes se moshave nen 40 vjec. Ne nje konference te zhvilluar pak kohe me pare ne Tirane onkologu Shahin Kadare e tha fare qarte para gazetareve te specializuar per ceshtje te shendetesise Kemi nje fenomen ndryshe nga vendet e tjera te rajonit dhe te Europes. Nuk ka studime dhe nuk arrijme dot ta shpjegojme por nga kanceri i gjirit po preken shume edhe moshat nen 40 vjec dhe mund ta them se ne ne krahasim me vendet fqinje apo te Europes kemi nje nivel 2 deri 3 here me te larte.

Ne te dhenat e Institutit te Shendetit Publik por dhe te Globocan matesit boteror te te gjitha llojeve te tumoreve ne bote kanceri i gjirit ze vendin e pare si ne perhapje ashtu dhe ne vdekshmeri. Por ndersa ne boten Perendimore te kercenuar prej vitesh nga kjo semundje punohet propogandohet dhe grate jane shume te ndergjegjesuara per kontrollet parandaluese kontrollet vetjake mamografite apo ekografite e pervitshme sidomos pas moshes 40 vjec ne Shqiperi duhet te luftojme akoma me nje mentalitet te pabesueshem por shume te pranishem mes grave sidomos ne zonat periferike.

Kirurgu dhe onkologu i njohur Agim Karaj perballet cdo dite me raste nga me te pabesueshmet. Edhe ai pranon se ka pasur raste te kancerit te gjirit edhe ne moshat mbi 20 vjec ku kryesisht kane qene te trasheguara nga nena te vajza apo te mbesa pra nje rritje te kancerit te gjirit te moshat e reja vihet re dhe ne vizitat e perditshme qe behen ne spitalet publike dhe private. Cka ne Shqiperi mbetet nje pengese ende e pakapercyeshme nje aleat i jashtezakonshem per perhapjen e kancerit perfaqesohet me mentalitetin absurd qe kane shume gra dhe familjare te tyre ne lidhje me mjekimin.

Doktor ju perballeni me dhjetera raste ne dite si ne Onkologjik te Qendra Universitare Nene Tereza ashtu dhe ne spitalin tuaj privat Amavita ketu ne Tirane. Pse po perhapet gjithnje e me shume kanceri i gjirit ne gruan shqiptare
Eshte e vertete. Mbetet nje fenomen shume shqetesues dhe kerkohet shume sensibilizim per te rrezuar tabu qe ka ne Shqiperi qe kur ja tregoj kolegeve te mi italiane franceze apo nga vendet e tjera perendimore nuk arrijne ti besojne. Ketu shumica e grave sidomos ato qe vijne nga zonat me pak te zhvilluara nuk kane fare informacion. Ato mendojne se kanceri eshte nje semundje qe nuk duhet te preket se po e preke rritet dhe vdes. Ne kete menyre ato jo vetem qe nuk prekin gjoksin e tyre per te zbuluar ne kohe anomali si per shembull gjendra derdhje lengu nga thithet ndryshime te lekures e te tjera anomali perkundrazi keto gra kur vijne te ne mjeket dhe marrin vesh se jane te prekura nga kanceri i gjirit refuzojne te mjekohen

Si refuzojne te mjekohen Ku shkojne Si rrjedh gjendja e tyre shendetesore
Nje nga betejat e mia me te medha dhe te vazhdueshme por qe deri tani e ndjej se jam i humbur eshte ti mbush mendjen ketyre grave dhe familjareve te tyre se duhen operuar dhe duhen kuruar permes medikamenteve. Kanceri i gjirit nese kapet dhe kurohet ne kohe ka mundesi shume te medha kurimi deri ne 80 perqind ndryshe nga shume tumore te tjere. Me gra qe kane ndjekur kurimet dhe kane kuptuar se si luftohet kemi pasur rezultate te shkelqyera. Ato sot jane shume mire dhe vazhdojne jeten normale. Ndersa kur flas per shumicen e grave qe une vizitoj nuk eshte e lehte qe ato te kuptojne se per cfare behet fjale. Ato refuzojne te mjekohen dhe ikin te gjejne sherim te Hoxhallaret Dervishet Prifterinjte dhe te mjeket popullore. Shume here kam kerkuar te takoj edhe Arqile Botin mjekun popullor ai pretendonte se mjekonte kancerin me gjethe akulli por ai ishte nje iluzion. Kam insistuar qe te flisnim por nuk pranoi asnjehere te me takonte. Keshtu keto gra pasi humbnin kohe te cmuar duke shkuar te Hoxhallaret e mjeke te ndryshem popullore vijne tek ne ne gjendje shume te renduar. Atehere kur ishte shume e veshtire per te pasur shpresa konkrete per sherimin.
Ju thoni se ky numer grash eshte me i madh ne krahasim me ato qe jane te ndergjegjesuara per kontrollet dhe kurimin spitalor

Sipas eksperiences time une them se jane mbi 50 perqind e grave qe une kam vizituar te cilat refuzojne te mjekohen dhe jane mbartese te nje mentaliteti te prapambetur qe ka lidhje me thenie te paverteta popullore ne lidhje me kancerin.

Mos ndoshta ky ngurrim ne disa gra vjen edhe per shkak te mungeses se nje sherbimi shendetesor qe favorizon gruan dhe i krijon asaj nje ambjet te pershtatshem ne rastin e konstatimit te nje patologjie te rende
Edhe kjo eshte e vertete persa i takon strukturave publike. Shendetesia nuk ka shume investime dhe buxheti eshte shume i vogel ne krahasim me kerkesat qe ka. Mungojne shume medikamente deri ato me te domosdoshmet per kimioterapine. Jane shume te kushtueshme dhe sistemi publik nuk i ploteson te gjitha kerkesat. Ndersa sherbimi shendetesor privat ka ecur shume perpara

Ne momentin qe nje grua shqiptare diagnostikohet me kancerin e gjirit cfare mundesish kurimi ka ne Shqiperi Apo duhet te marre rruget per tu mjekuar jashte shtetit
Ne Shqiperi jane te gjitha kushtet. Ne kemi ketu mjeke shume te mire qe ne konstatimin e semundjes deri ne rindertimin e gjoksit pas heqjes se tumorit.
Behen ne Shqiperi operacione te rindertimit te gjoksit pas heqjes se tumorit. Pra ju thoni qe nje grua edhe ketu tek ne e ka mundesine te mos mbetet e gjymtuar me heqjen e njerit gjoks ose nje pjese te tij
Une kam 6 vjet qe kam bere nderhyrjen e pare plastike ne gjoks pas heqjes se kancerit. Kam bere shume specializime ne Itali France Rusi per operacion plastik dhe kete kam mundur ta bej ne te njejten kohe qe behet edhe operacioni per heqjen e kancerit ose edhe ne distance pas tij. Pra ketu bejme te gjitha nderhyrjet qe mund te behen ne klinikat me te mira edhe ne Itali France apo shtete te tjera me te zhvilluara. Per ne problemi me i madh eshte rrezimi i mentalitetit qe ekziston te gruaja dhe familjaret. Pastaj mjeket shoqatat dhe Shteti duhet te bejne shume pune per sensibilizimin. Une nuk lodhem asnjehere duke luftuar per kete ceshtje.
shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›