E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtine shtyhet ne dhjetorgjyqi kunder Fatmir Limajt

PRISHTINE- Gjykata e Qarkut ne Prishtine shtyn per ne dhjetor procesin gjyqesor kunder deputetit te Parlamentit te Kosoves Fatmir Limaj dhe nente ish pjesetareve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves nen akuzat per krime lufte.

Zyrtare te Misionit te Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit thane se gjykimi eshte shtyre sepse njeri nga te pandehurit ka nje rast vdekjeje ne familjen e tij dhe atij i eshte dhene mundesia per te marre pjese ne ceremonite mortore.

Aktakuza e cila u hodh poshte nga te gjithe te akuzuarit i ngarkon ata per krime lufte kunder popullates civile dhe krime lufte kunder te burgosurve te luftes qe sic thuhet supozohet te jene kryer nga fillimi i vitit 1999 deri ne mesin e qershorit 1999 ne nje qender te improvizuar paraburgimi nga Ushtria Clirimtare e Kosoves e cila ndodhej ne fshatin Klecke ne Kosoven qendrore.

Akuza ishte mbeshtetur kryesisht mbi deshmite e nje ish pjesetari te Ushtrise Clirimtare Agim Zogaj i cili qe bere i njohur si deshmitari X deri ne muajin shtator kur ai kreu vetevrasje ne Gjermani ku ishte derguar nga autoritetet e EULEX-it ne cilesine e deshmitarit te mbrojtur. Ai per nje kohe kishte mbajtur ditar ku kishte shenuar ngjarjet e perfshira ne akuze.

Mbrojtja e te akuzuarve kerkoi shtyrjen e procesit deri ne shkurt meqe sic eshte thene dokumentet qe permbajne akuzen i jane dorezuar me vonese pales mbrojtese.

Me 22 shtator zotit Limaj iu shqiptua masa e arrestit shtepiak pasi me pare Gjykata Kushtetuese kishte nxjerre nje opinion sipas te cilit deputetet nuk kane imunitet per veprat e kryera jashte fusheveprimit te tyre.

Me 30 nentor te vitit 2005 Gjykata Nderkombetare per Krime lufte ne Hage shpalli te pafajshem Fatmir Limajn i njohur me emrin e luftes si komandant Celiku i cili ne shkurt te vitit 2003 qe akuzuar per perfshirje ne krime kunder civileve shqiptare dhe serbe gjate luftes se vitit 1998. Ai u prit si hero pas kthimit nga Haga dhe disa muaj me pas u rikthye ne strukturat e Partise Demokratike te Kosoves te drejtuar nga zoti Hashim Thaci. Dy vjet me pas ai mori postin e ministrit te transporteve dhe telekomunikacionit.

Ne pranveren e vitit 2010 EULEXI-i filloi nje proces hetimesh kunder zotit Limaj nen dyshimet per korrupsion ne Ministrine e tij te cilat ende po vazhdojne.
voa/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›