E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga adoleshenteve, vodhen shkollen 9 vjecare

Tirane - Dy adoleshente kane rene ne pranga nen akuzen e vjedhjes ne bashkepunim. Redi Ferizaj, 21 - vjec, lindur dhe banues ne Tirane dhe Albert Ristani, 19 - vjec, lindur ne Fier dhe banues ne Tirane dyshohet se ne bashkepunim me njeri - tjetrin, kane vjedhur 3 tuba bakri ne shkollen "Lidhja e Prizrenit". Sipas policise dy adoleshentet dyshohet te jene autore te vjedhjes se nje fllanxhe e nje valvul uji, pergjate rikonstruksionit te Rruges se Barikadave, vjedhje kjo e denoncuar nga e firma e rikonstruksionit te rruges. Burime nga policia kane bere me dije se Ferizaj dhe Ristani dyshohet se sendet e vjedhura i kane shitur prane nje pike grumbullimi te hekurishteve prane stacionit te trenit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›