Kanceri shtohen te prekurit

Këto produkte përmenden si faktor kryesorë i numrit të lartë të personave që vuajnë nga kanceri i zorrës së trashë.
“Kjo sëmundje prek më shumë burrat. Shkak mund të bëhet ushimi i keq, obesiteti apo jeta sedentare”, është shprehur mjekja onkologe e QSUT-së, Dhurata Tarifa.
Shefi i pavionit onkologjik, Agim Sallaku flet për dyfishim të numrit të personave të prekur nga kanceri në vendin tonë dhe se vdekshmëria tyre pritet të kalojë dhe shifrat e vdekshmërisë kardiovaskulare.
Ndaj ai u bën apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm në ushqim, por nga ana tjetër ai rekomandon përdorimin e aspirinës në dozë 100 miligramë për parandalimin e kësaj sëmundjeje.
“Regjistrohen rreth 5500 raste të reja në vit. Këshillohet një aspirinë në mëngjes pas buke, për parandalimin e saj”, tha Sallaku.
Ai shpjegon se rastet me kancer në vendin tonë kapen në stade të larta ndaj dhe vdekshmëria është shumë e lartë. Në pak raste kjo sëmundje është e trashëgueshme.