E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Paralajmërimi i Qeverisë së Kosovës, alibi për ekstremizëm'

Shefi i zyrës për marrëdhënie me media të Qeverisë së Serbisë, Milivoje Mihajlloviq deklaroi të hënën se paralajmërimi i Qeverisë së Kosovës se në të ardhmen nuk do të lejojë vizita të kryetarit Boris Tadiq, në të vërtet paraqet tentim që të arsyetohet "ekstremizmi në incidentin në Deçan ditëve të kaluara".

"Kjo simbolikisht paraqet edhe një gur të hedhur në kolonën në të cilën ishte kryetari i Serbisë dhe grupi serbëve që ka shkuar në Deçan për të shënuar festën madhe ortodokse - Kërshëndellat”, tha Mihajlloviq për Radio-televizionin e Serbisë.

Ai ka porositur se kërkimi i alibitë për ekstremizëm në Kosovë nuk kontribuon qetësimit të rrethanave.

"Mendoj se me këso deklarata gati tërë qeveria e Kosovës është në anën e pjesës ekstreme dhe po tenton që ti afrohet Vetëvendosjes dhe të arsyetojë veprimet e atij grupi”,tha Mihajlloviq.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›