Kandidati Mustafaj u terhoq nje dite para Kuvendit te PD
Dy dite me pare deputeti i Partise Demokratike, njekohesisht ish-ministri i Jashtem, Besnik Mustafaj u terhoq nga politika duke theksuar faktin se kjo terheqje kishte ardhur si rezultat i cenimit te statutit te PD-se per garen e Tiranes. Mustafaj ishte edhe kandidati i pare qe u shpall per garen e PD-se se kryeqytetit. Por ne komunikimin e terheqjes se tij, Mustafaj theksoi se ne kete gare u shkel statuti i Partise Demokratike dhe per kete arsye ai nuk shikonte asnje motiv per qene pjese e saj. Mustafaj theksoi se per rrjedhoje te kesaj gare po jepte edhe doreheqjen nga PD dhe politika.