Kandidati i Rithemelimit në Sarandë largohet nga PD: Neveris ata që punojnë me barbarët për shkatërrimin e këtij qyteti

Është larguar nga Partia Demokratike kandidati për primaret e Rithemelimit Armando Magllara. Lajmin e ka njoftuar vetë ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka shprehur pakënaqësi lidhur me procesin e Primareve.
Magllara shkruan se PD Sarandë është uzurpuar nga fonacioni Soros ndërsa thekson se kanë mbetur pak demokratë në të gjithë vendin që besojnë te Partia Demokratike. Sipas tij, Kreu demokrat zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha nuk siguroi dot mbarëvajtjen e Primareve.
“Te dashur miq
Jam i detyruar te bej disa sqarime
Reth vitit 2015 kam filluar te jem aktiv ne PD
Nuk kam punuar asnjehere ne administrate shteterore.
Nukam perfituar asnjehere fonde publike
Kam punuar si gjithe Shqiptaret e ndershem
Duke qene qe nje pjese te kohes une e kaloj ne Sarande vendosa te konkuroj ne primare Bashkine Sarande.
Kam kerkuar garanci per drejtesi pasi pd sarande e ka uzurpuar fondacioni Soros( ka lidhje me koncensionin e Butrintit) ku une kam qene kundra
Kam kërkur garanci tek Sali Berisha asgje.
Kam kerkuar garanci tek Flamur Noka asgje
Kam kerkuar garanci tek Albana Vokshi asgje
Etj etj ( Disponoj te gjitha sms)
Jo siguroj qe balte mbi Armando Magllaren nuk hidhni dot
Beni nje test ne qytet dhe e mesoni
Une doja te kontriboja per qytetin tim se e dua.
Une jam rezident ne Londer dhe pjesen qe do te jem ne Sarande do te kontriboj perseri
Ne PD e gjithe shqiperise ka akoma pak njerez qe besojne se ajo eshte Parti Demokratike
Kujdes miq te mi kujdes?!!!
NGA SOT LARGOHEM NGA PARTIA DEMOKRATIKE
Eshte koha te perkushtohem me shume bizneseve.
Falenderoj shume, shume ata qe paten besim tek une.
Neveris ata qe punojne me barbaret per shkaterimin e ketij qyteti.
Ndjese neqoftese me ndonje kam qene i ashper kam besuar gjithmone se jam ne anen e drejte te shoqerise njerezore”, shkruan ai.
/rtsh.al/