E Shtunë, 31 Tetor 2026

Breivik: Psikiatrit kanë gënjyer

Ekstremisti i krahut të djathtë, i cili ka pranuar vrasjen e 77 personave gjatë një sulmi me armë zjarri në Norvegji, u ka dërguar një letër mediave norvegjeze, në të cilën i ka akuzuar psikiatrit se kanë gënjyer kur e kanë diagnostikuar si me probleme mendore.

Anders Behring Breivik, në letrën e publikuar pjesërisht nga tabloidi norvegjez, VG, thotë se dy pisikiatrët të cilët e kanë vlerësuar, kanë fabrikuar 80 për qind të përmbajtjes së 13 takimeve që kanë zhvilluar bashkërisht.

Torgeri Hasbi dhe Syn Soerheim kanë arritur në përfundimin se Breivik vuan nga skicofrenia paranoike, një diagnozë kjo e cila është vënë në pikëpyetje nga ekspertë të jashtëm dhe komentatorë në Norvegji.

Një gjykatë në Oslo ka urdhëruar edhe një vlerësim tjetër, konkluzionet e të cilit priten para fillimit të gjykimit më 16 prill.

Hasbi dhe Soerheim nuk kanë komentuar akuzat ende, njofton agjencia e lajmeve AP.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›