E Diel, 1 Nëntor 2026

Papandreu: Greqia në asnjë mënyrë nuk do ti shesë ishujt

Këtë deklaratë kryeministri grek e bëri gjatë një interviste për televizionin italian "Rai Uno", duke hedhur poshtë spekulimet e publikuara nga gazeta britanike "The Guardian", sipas së cilës Greqia do të shiste disa ishuj për shkak të krizës së rëndë në të cilën ndodhet vendi ballkanik.

"Greqia duhet të ndryshojë ekonominë e saj në mënyrë radikale dhe secili që do të blejë obligacione shtetërore duhet të jetë i sigurt se ka bërë një investim të sigurt", theksoi Papandreu në intervistën për "Rai Uno"-n.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›