Kanë, super vjedhje me armë në ankandin e bizhuterive
Një super vjedhje është shënuar në qytetin Kanë të Francës, ku ne person gjatë një grabitje të armatosur në hotelin ‘Carlton’ arriti të largohet me bizhuteri të cilat kapin vlerën e 40 milion eurove.
Grabitja u shënua gjatë një ekspozite bizhuterish që mbahej në hotel ‘Carlton’ në Francë. Grabitësit nën kërcënimin e armës arriti që të merrte peng një punonjës të ankandit me bizhuteritë që po ekspozoheshin për të ftuarit e posaçëm në hotelin luksoz. Drejtues të hotel “Carlton”, nuk kanë preferuar të japin detaje për ngjarjen.
Ko nuk është vjedhja e parë e shënuar në qytetin e Kanës ku zhvillohet “Festivali i Filmit”. Në maj, në festivalin e fundit të filmit në Kanë janë grabitur bizhuteritë e shtëpisë “Chopard” të cilat ekspozoheshin në hotel ‘Novotel’. Vlera e bizhuve të grabitura kapi shifrën 1.4 milionë dollarë
(e.m/BalkanWeb)