Tronditet Vlora, vriten 3 persona me armë zjarri, plagosen 2 të tjerë
Vlora- Qyteti i Vlorës është tronditur pasditen e sotme, pasi tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Ngjarja është shënuar në një resort privat në zonën e quajtur si Kalaj në plazhin e Radhimës, ku një person ka hapur zjarr ndaj të pranishmëve, ku mes të vdekurve njëra është femër, e cila dyshohet të jetë prekur nga plumbat në mënyrë aksidentale.
Dy personat e plagosur janë dërguar në spitalin rajonal ku po marrin ndihmën mjekësore dhe prej tyre mjekëve mësohet se ata janë jashtë ndihmës mjekësore.
Aktualisht policia ka nisur hetimet dhe është duke punuar për të zbuluar identitetin e viktimave dhe të të plagosurve, por edhe për kapjen e autorit. Sipas dëshmitarëve ai menjëherë pas ngjarjes është larguar me makinë, ndërsa nuk ka asnjë të dhënë për të.