Trukim në Champions League, Elfsborg-Daugava 7-1
Ndeshja kualifikuese për Ligën e Kampionëve ndërmjet kampionit të Suedisë dhe Letonisë është duke u hetuar. Dyshimet e vërtetësisë së ndeshjes ndërmjet kampionit të Suedisë, Elfsborg dhe atij të Letonisë, Daugava janë duke u sqaruar në një hetim nga kompania zvicerane “Feder Bet”, e cila kontrollon bastet nëpër Europë. Pas golit të parë të ekipit suedez, janë pranuar një numër i madh i basteve për rezultatin me mbi 7 gola. Në fund ndeshja përfundoi 7-1 për Elfsborgun.
“Ishim më të mirë gjatë tërë ndeshjes. Nuk e di nëse fitorja jonë ka ndonjë prapavijë të fshehur, por më duhet të them, sipas mendimit tim, se diçka e çuditshme ka ndodhur”, - tha autori i dy golave, Markus Roden.
Drejtori sportiv i Daugavas, Romans Lajuks tha se këto akuza të pakuptimta, sikur kjo ndaj ekipit të tij, e akuzojnë sportin dhe e zvogëlojnë interesimin për tifozët e futbollit.
Çështja e basteve po bëhet gangrenë në futbollin e sotëm, por si duket, nuk janë vetëm ekipet shqiptare që trukojnë, madje në të janë të përfshirë edhe ekipe prestigjoze dhe në kompeticione si Champions League. Pritet që UEFA të dalë me një deklaratë lidhur me këtë hetim, ndërsa nëse vërtetohet se klubet kanë qenë të përfshira, pritet përjashtimi jo vetëm nga Liga e Kampioneve, por edhe një pezullim pa afat në aktivitetet ndërkombëtare. (E.Ilnica/BalkanWeb)