E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanosi dhe fyeu gazetarët gjatë një proteste, procedohet penalisht 45-vjeçari në Maliq

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal ndaj shtetasit Arjan Asimi, 45 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Fyerja”.

Ditën e sotme, gjatë protestës së organizuar nga shtetasi Arjan Asimi., përpara bashkisë Maliq, ky shtetas kanosi dhe fyeu shtetasit Xh. Sh., A. B., I. R., S. Xh., Dh. Ç. dhe E. Xh., me profesion gazetarë, të cilët ishin të pranishëm në protestë në ushtrim të detyrës së tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Incidenti ndodhi sot gjatë protestës së paralajmëruar në Maliq kundër shkrirjes së kësaj bashkie dhe bashkimit me Korçën, ku organizatorët u përplasën me gazetarët e pranishëm.

Gjatë momentit që gazetarët po zhvillonin intervista me disa prej pjesëmarrësve në protestë, një nga organizatorët, Arjan Asimi, aktivist politik i subjektit “Shqipëria bëhet”, u përplas verbalisht me gazetarët, të cilët po ushtronin detyrën.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›