E Diel, 1 Nëntor 2026

Lamallari me drejtuesit e Gjendjes Civile: Rrisim cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Ministri i Brendshëm Befort Lamallari zhvilloi sot një takim me drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për të koordinuar prioritetet dhe objektivat e punës në vazhdim.

Në fokus fokus të takimit ishin shërbimet ndaj qytetarëve dhe domosdoshmëria e një komunikimi të vazhdueshëm dhe adresimi i shqetësimeve të tyre.

“Njerëzit presin nga ne më shumë përkushtim, empati, korrektësi dhe respekt. Një administratë më pranë njerëzve është në thelb premisa që na çon në zgjidhjen e problemeve. Besimi ndërtohet çdo ditë, në çdo komunikim dhe në çdo shërbim që ne japim”, u shpreh Lamallari.

Ministri i Brendshëm siguroi se “do të bëjmë gjithçka duhet dhe kemi në dorë të jemi në lartësinë e nevojave dhe pritshmërive të qytetarëve, të dëgjojmë më shumë dhe të adresojmë gjithçka”.

1 nga 13

/m.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›