E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanosi drejtorin e IKMT-së, Kukës-Vihet në pranga inspektori

Policia ka vendosur në pranga inspektorin e IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale Kukës pasi ka kanosur drejtorin Rajonal të IKMT-së Kukës, për shkak të një aktkonstatimi.

Gjithashtu është proceduar edhe shtetasi që kishte kryer gërmimin e dheut në zonën e fshatit Krenzë (kushëri i të arrestuarit).

Inspektori i IKMT-së u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, shtetasin D. H., 46 vjeç, banues në Kukës, me detyrë inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të IKMT-së, Kukës.

“Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të drejtuesit të Drejtorisë Rajonale të IKMT-së, Kukës, shtetasit B. T., se është kanosur për shkak të detyrës nga shtetasi D. H., në lidhje me një aktkonstatimi për gërmimin e tokës në fshatin Krenzë, nga shtetasi M. L. (djali i xhaxhait të të arrestuarit).

Në vijim të veprimeve, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. L., 33 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, i cili kishte kryer gërmimin e dheut në zonën e fshatit Krenzë”, theksohet në njoftimin e policisë.

Po nga  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. I., 39 vjeç, banues në Koder Lumë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. H., 41 vjeç, banues në Kodër Lumë, se për motive të dobëta është kanosur nga shtetasi F. I.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›